“Shoqja ime e ngushtë shkoi me të fejuarin tim kështu që unë shkova me të fejuarin e saj

Tingëllon si skenar i një seriali televiziv por me sa duket gjithçka është e vërtetë:

një grua zbuloi se zbuloi se i dashuri me të cilin kishte dy vjet, po e tradhtonte me shoqen e saj më të mirë. Dhe kështu ajo bëri një hakmarrje: duke u shtirur sikur po frekuentonte të dashurin e shoqes së saj.

Por e paprituara më e madhe ishte se më pas, në fund, të dy ranë vërtet në dashuri, madje edhe u martuan. Historia e rrëfyer në “The Sun”, është shpërndarë në Twitter nga vet protagonistja,

e cila në rrjetet sociale e quan veten Toe_enthusiast: “E zbulova aksidentalisht të dashurin tim që po më tradhtonte me shoqen time më të mirë dhe tani jam martuar me ish-in e saj”.

Duke vazhduar me shpjegimet, lexojmë se gruaja ishte e fejuar prej dy vitesh kur zbuloi tradhtinë. Shoqja e saj më e mirë ishte gjithashtu e fejuar në atë kohë, kështu që ajo nuk kishte qenë kurrë dyshuese.

“Por shpejt kuptova se i dashuri im nuk ishte i sinqertë, edhe pse nuk dija si t’i flisja për këtë.” Disa javë më vonë, ai i kishte thënë se do të udhëtonte për punë dhe nuk do të ishte i arritshëm për disa ditë.

“Nuk e mendova shumë, më pas i kërkova shoqes sime të ngushtë të vinte tek unë ato ditë dhe ajo më tha se për dreq do të ishte në udhëtim me të fejuarin e saj”. Koiçidencë?

Në këtë moment gruaja filloi të kishte dyshime: “Unë fola me të dashurin e saj dhe ai nuk përmendi kurrë ndonjë udhëtim të ardhshëm. Më pas hetova më tej dhe gjeta provat falë një fotoje të postuar në një aplikacion. I shkrova të fejuarit të saj duke i thënë që dy të fejuarit tanë ishin bashkë dhe se po na tradhtonin”.

Të dy më pas hartuan një plan dhe ata nga ana e tyre hodhën një foton e tyre së bashku, në mënyrë që të dy tradhtarët të mund të shihnin dhe të mendonin se ishin të tradhtuar edhe ata: “Ishte vetëm për hakmarrje, por më pas filluam të takoheshim dhe dy vjet më vonë u martuam.

Kështu që unë duhet të falënderoj një të dashur të pandershëm dhe ish-shoqen time të ngushtë nëse takova njeriun e jetës sime.”

Postimi në Twitter ndezi, me qindra mijëra reagime. Ndër komentet: “Fantastike”, “Ndonjëherë dashuria është para teje por nuk e dallon menjëherë”, “E vërteta del gjithmonë në shesh”.

TE TJERA

spot_img