SHKODËR, RINOVOHET BUSTI I PASHKO VASËS, FAMILJARËT E BOJKOTOJNË (VIDEO)

Ky është busti i ri i patriotit shqiptar Pashko Vaso i rivendosur në lulishtën përballë shkollës Ndo Mazi.

Prej shumë vitesh ky bust ishte dëmtuar dhe askush nuk mendoi për ta rinovuar deri në ditën e sotme kur kjo u mundësua nga gazetari Marin Mema dhe një fondacion që ai ka hapur. Në këtë mënyrë bashkia Shkodër në këtë 109-vjetor të Pavarësisë bëri iangurimin e bustit të rivendosur të Pashko Vasës duke i rikthyer dinjitetin e munguar në gjithë këto vite.

Ndërkohë familjarët e Pashko Vasës bojkotuan këtë ceremoni sepse ata i kanë bërë një letër bashkisë Shkodër për zhvendosjen e bustit të Pashko Vasës në një vend tjetër në qendër të qytetit. Kryebashkiakja Ademi thotë se është njohur me këtë kërkesë por koha ka qenë e shkurtër si dhe kjo vendimarrje sipas saj nuk i takon bashkisë….

Kryebashkiakja pranon se duhet të vijojë debati lidhur me bustet në Shkodër si ai i Atë Gjergj Fishtës që nga shumë kush është i papranueshëm sepse nuk kuptohet se aty është kjo figurë e madhe e kombit shqiptar.

Prej vitesh në Shkodër bustet e figurave të mëdha nuk janë trajtuar si duhet dhe ky shembull i rinovimit të bustit të Pashko Vasës është emergjente të ndiqet edhe në raste të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...