Propaganda me aeroportin e Vlorës, gazetari ‘kap mat keqas’ Edi Ramën

Gazetari Klodian Tomorri, ndërsa komenton nisjen e punimeve për Aeroportin e Vlorës, tregon disa detaje që nxjerrin ‘zbuluar’ propagandën e kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari risjell në vëmendje kohën e regjimit të E.Hoxha, ku propagandohej se Shqipëria ndërtonte vetë traktorë, dhe heq një paralele me qeverisjen e sotme.

Sipas gazetarit, edhe Rama zgjodhi ditën e Flamurit për të nisur punimet për Aeroportin e Vlorës, por ka disa detaje që nuk janë bërë publike. Tomorri thekson se Aeroporti i Vlorës nuk ka projekt. Nuk ka studim, nuk ka leje ndërtimi. Është akoma në zone të mbrojtur dhe mbi të gjitha nuk ka marrëveshje financimi.

‘Kur veprat publike përdoren si propagandë për festat Andej nga fundi i viteve 70’ Partia kishte marrë vendimin se Shqipëria duhet të prodhonte traktorë. Nuk kishte rëndësi se çfarë prodhohej, as kostoja. Madje nuk kishte rëndësi as nëse traktorët funksiononin. Thjeshtë Shqipëria duhet t’i tregonte botës se mund të prodhonte teknologji me forcat e veta.

Pas aksionit, në vitin 1978, Mehmet Shehu hipi mbi një grumbull hekurash me formë traktori për të bërë ziliqarë armiqtë e Shqipërisë. Shqipëria kishte prodhuar traktorin e parë, pa ndihmën e Kinës dhe Bashkimit Sovjetik.

Shkëmb graniti që nuk ia kishte nevojen askujt. Partia dhe Mehmeti nuk janë më. Por Shqipëria ka mbetur njësoj. Dy ditë më parë qeveria dërgoi me urgjencë dy ekskavatorë në llucën e Akërnisë, ne vendin ku do të ndërtohet Aeroporti i Vlorës. Nuk ka rëndësi nëse ekskavatorët punojnë apo jo në terrenin me baltë. Qeveria duhet t’i tregojë popullit se Aeroporti po fillon të ndërtohet.

Me shumë gjasa, fati i ekskavatorëve të zhytur në baltën e Nartes do të jetë si ai i traktorëve të Mehmetit. Kryeregjisori ka vendosur që ndërtimi i Aeroportit duhet të fillojë në ditën e festës së Pavarësisë. Dhe show do të bëhet pavarësisht rezultatit. Në fakt Aeroporti i Vlorës nuk ka projekt.

Nuk ka studim, nuk ka leje ndërtimi. Është akoma në zone të mbrojtur dhe mbi të gjitha nuk ka marrëveshje financimi. Ku janë paratë, që do të ndërtojnë Aeroportin, cila është banka që ka marrë përsipër financimin e 110 milionë eurove?

Të gjitha këto nuk ekzistojnë. Por ekskavatorët janë aty. Njësoj si traktori i Mehmet Shehut. Në ditën e Pavarësisë, Vlora u bë me aeroport. Sepse kryeregjisori kishte vendosur ashtu.’-shkruan Klodian Tomorri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...