“I kam parë me sy vetë disa herë”! Ish-ambasadori plas ‘bombën’: Ja si Ilir Meta vidhte lekët me thasë!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Fatos Tarifa ka treguar se si Ilir Meta i merrte paratë me çantë kur ishte kryeministër.

Sipas Tarifës nga doganat dhe taksat vetëm 60 për qind shkonin në buxhetin e shtetit ndërsa pjesa tjetër shkonin në xhepin e Ilir Metës.

“Unë di që vjedhja në sistemin e shtetit tonë filloi me Ilir Metën. Filloi nga qeveria e tij, me tenderat që u dhanë me urdhër ekzekutiv dhe vazhdoi pastaj si një procedurë normalë.

Unë di që në kohën që drejtonte PS-ja, ky, Nano më vonë në buxhetin e shtetit hynin vetëm 60 për qind e të ardhurave nga doganat dhe taksat. 40 për qind shkonin në xhepat e kujt? Është e dëgjuar nga këta veshë që ishte në këtë institucion dhe ma thoshte.

Kaq i madh ishte korrupsioni, 60 për qind vetëm hynin në buxhet, 40 për qind shkonin me çanta me kesh që i kemi parë me sy vetë disa herë.

Ky ka qenë kryeministër në atë kohë. Ka qenë zëvendëskryeministër dhe që atëherë ka filluar kjo punë. Dhe unë habitem se si këta njerëz duan që pas 30 vitesh sërish të qëndrojnë në pushtet” , është shprehur Tarifa.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...