“Hape derën, jemi policia” Ndodhej brenda në banesë, ja si iu grabitën 2 mln lekë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në fshatin Luzat të Tepelenës.

Mësohet se një familje në Tepelenë ka rënë pre e një grabitjeje nga persona të maskuar dhe armatosur.

Bëhet fjalë për banesën e shtetasit Alim Muho, ku autorët e vjedhjes janë prezantuar si punonjës policie.

Nga raportimet ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa grabitësit kanë arritur të marrin rreth 2 milionë lekë.

Sipas informacioneve personat kanë trokitur në derë duke u prezantuar si punonjës policie.

Muho jetonte me djalin dhe nusen e djalit por këta të fundit nuk gjendeshin dje ne banese. Policia po shoqëron disa persona banues në këtë fshat për zbardhjen e kesaj ngjarje.

TE TJERA

spot_img