EMRI – Flakët shkrumbojnë banesën, humb jetën vajza 12 vjeçare, lëndohet babai i saj që përfundon në spital

Një vajzë e mitur, 12 vjeçe ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në banesë, ndërsa babi i saj ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, mbrëmjen e kësaj të diele.

Siç raportohet nga vendgjarja, vajza e cila ka humbur jetën është Krisanthi Ndrico, ndërsa babi i cili ndodhet në spital është Irakli Ndrico.

Ajo ishte brenda banesës në momentin kur ka rënë zjarri, ndërsa dyshohet se ajo ishte me autizëm.

Paraprakisht mësohet se shkak i zjarrit është bërë mënyra e ngrohjes.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

TE TJERA

spot_img