E papritur/ Ngritja e çmimimeve, tashmë rritet edhe ai i bukës…

Çmimet në Turqi po njohin vetëm rritje, duke prekur edhe produktet më esenciale, veçanërisht atë të bukës. Qytetarët turq po përballen me vështirësi të mëdha pasi rritje çmimi ka thuajse në çdo artikull.

Furrat në qytetin e Ankarasë po i shesin artikujt e tyre më shtrenjtë, por për shumë qytetarë që konsumojnë bukë çdo ditë, kjo rritje çmimesh është e papranueshme.

“Jam pa fjalë. E vetmja gjë që mund të bëj tani është të qesh. Buka është rritur me 30 për qind, por më kanë rritur pensionin vetëm me 5 për qind. Dhe ka shumë mundësi që çmimi i bukës do të vazhdojë të rritet përsëri Vitin e Ri.”

Lira, monedha turke ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj këtë vit kundrejt dollarit amerikan, ndërkohë që inflacioni vjetor arriti në pothuajse 20 për qind në tetor.

Sipas ekspertëve të ekonomisë rritja e çmimit të bukës reflekton zhvlerësimin e lirës dhe rritjen e dollarit amerikan në tregjet e konsumit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...