E dhimbshme! Si u bë Mirgena “nënë” në moshën 13 vjecare me një vajzë që nuk ishte e saj

Shpatullat e Mirgenës kanë mbajtur një barrë të rëndë në një moshë krejt të re.

Në studion e Tv Klan, gjatë rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” së emisionit “E Diela Shqiptare” ajo ndan historinë e saj të dhimbshme. Rrethanat familjare e detyruan Mirgenën “të bëhej nënë” që në moshën 13-vjeçare, me një vajzë që nuk ishte e saj, por për të cilën u kujdes si ta kishte lindur vetë.

Në kohë të vështira, siç ishin vitet 1996, Mirgena bënte gjithçka që vogëlushes mos t’i mungonte asgjë dhe u rrit përpara se të ishte koha e saj.

Mirgena: Sot kam ftuar vëllain tim që t’i bëj një mesazh që të mundohemi të dy të gjejmë atë vajzën që më ka humbur këtu e 25 vite.

Ardit Gjebrea: Si ka humbur?

Mirgena: Vëllai im ishte i martuar me mblesëri që në moshën 19 vjeç. Me këtë martesë erdhi një vajzë, marrëdhëniet i kishin shumë të mira, nuk kishin probleme mes çiftit. Kur erdhi lindja e vajzës, më 29 Maj të 1995, e shpumë në spital, por vëllai im kishte shkuar për peshkim, për punë. Lindi nusja, vëllai kthehet nga peshkimi dhe shkoi të merrte fëmijën.

Nusen e shpuri mamaja ime dhe atje shkoi edhe e ëma e vajzës. Kur deshën të dillnin nga spitali, shkoi vëllai t’i merrte dhe ajo i tha që “unë vajzën nuk ta jap, do ta marr në shtëpi”.

Ardit Gjebrea: Po pse, nuk jetonin bashkë?

Mirgena: Jo, bashkë jetonin.

Ardit Gjebrea: Po pse donte ta merrte në shtëpi?

Mirgena: E ëma donte që ta mbante vajzën e saj për disa ditë.

Ardit Gjebrea: Ah, që të shkonte në shtëpinë e së ëmës dhe jo në të burrit. Bashkë me vajzën e vogël?

Mirgena: Po. Ky mendim ishte i nënës së saj.

Ardit Gjebrea: Është akoma vëllai yt me nusen e tij?

Mirgena: Jo, janë të ndarë. Nëna e vajzës ishte me probleme shëndetësore. E mori vajzën në shtëpi. Vëllai, bashkë me mamanë time u kthye në shtëpi, vetëm. Pas disa ditëev, vëllai ngrihet dhe shkon e merr, e sjell në shtëpi. Ne që të ishte më e qetë, i lëshuam një dhomë sepse shtëpia është dykatëshe dhe i lamë katin e parë, qëndruan atje për pak kohë, por hynim-dinim, kishim marrëdhënie shumë të mira.

Mirgena: Si e solli vajzën me nusen në shtëpi, ajo ngrihet një ditë dhe i thotë babait tim: Unë do iki se nuk jam për burrë, nuk jam që të rri këtu”. Dhe ikën, lë vajzën, isha unë dhe babai im, vëllai kishte shkuar për peshkim, lë vajzën dhe ikën.

Ardit Gjebrea: Sa kohë ndenji vajza pa nënë?

Mirgena: 7 muaj, thuajse.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk vinte fare ta shikonte?

Mirgena: Jo. Ajo nuk erdhi asnjëherë ta shikonte.

Ardit Gjebrea: Dhe u rrit me ju?

Mirgena: Po, atë e mbaja unë.

Ardit Gjebrea: U kujdese ti për të?

Mirgena: Po.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?

Mirgena: 13 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Dhe çfarë bëje ti për të?

Mirgena: E ushqeja. Në atë kohë ishte dimër, kur ma la vajzën dhe qumësht nuk kishte, ishte edhe koha e atillë, që në ’96-tën ishte pak e vështirë për ushqimet e fëmijëve. Qumësht nuk kisha dhe ata që kishin qumësht, shkoja e merrja, ndonjëherë e ushqeja vetëm me çaj që të mos mbetej e uritur.

Ardit Gjebrea: Si të thërriste?

Mirgena: Mami./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...