Dimri “tregon dhëmbët”! Priten stuhi të fuqishme dhe temperatura të ulëta: Ajo çfarë parashikohet në vazhdim…

Masa e fuqishme e ftohtë ajrore me origjinë polare ka filluar të përfshijë Evropen me reshje shiu e në shumë vende edhe reshje bore. Ky dimër ka filluar më herët seq jemi mësuar me dimrat e sezoneve të kaluara.

Ballkani ende gjendet në sektorin e ngrohtë të masave ajrore ciklonike, ndërsa ajri i ftohtë nga Arktiku ka depërtuar në shumë pjesë të Evropes ku priten reshjet e para të borës edhe nëpër shumë ultësira të Kontientit.

Masa e ftohtë polare pritet të arrijë edhe në Ballkan duke filluar menjëherë me fillimin e javës së re. Ajri i ftohtë do të lëvizë ngadalë nga veriu drejt jugut dhe do të shoqërohet edhe me masa ajrore ciklonike të cilat janë të pasura me lagështi për të kushtëzuar reshje shiu e bore.

Reshje bore priten gati në tërë Evropen duke filluar nga Skandinavia dhe Britania e Madhe, pastaj edhe në Spanjë dhe Portugali, Gjermani, Zvicërr, Austri, Poloni, Ukrainë, Rusi etj. Reshjet më të dendura të borës priten në Zvicër dhe Austri sidomos në viset kodrinore-malore ku priten shtresa të mëdha të borës. Reshje bore priten edhe nëpër ultësira të Gjermanisë.

Gjatë javës tjetër së bashku me ajrin e ftohtë polar drejt Ballkanit vijnë edhe reshjet e borës sidomos në viset kodrinore-malore të Ballkanit ku priten shtresa të mëdha të borës. Borë do të kemi edhe nëpër ultësirat e Republikës së Kosovës dhe disa ultësira në Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Shqipëri.

Sasia e reshjeve të borës ende është kontestuese nëpër ultësira dhe duhet të presim edhe ndonjë ditë për të qenë sa më të sigurtë, por një fakt është pothuajse i sigurtë se viset kodrinore-malore pritet të përfitojnë sasi të mëdha dëbore.

Me një ciklon eventual në vendin dhe momentin e duhur reshje të dendura bore mund të kemi edhe nëpër ultësira, por për këtë më mirë të presim edhe pak dhe të shohim./MeteoBallkan

TE TJERA

spot_img