“Beniadën s’e shoh për nuse, por për ta çuar direkt në krevat”, deklarata e fortë e konkurrentit që hyri i fundit në BBV

Valon Shehu është banori i ri që iu bashkua “Big Brother VIP” pak ditë më parë, me sharmin dhe lirshmërinë e një artisti rock si ai.

Hyrja e artistit të njohur nga Kosova ishte një befasi për publikun, pasi edhe në këtë rast u përfol se do të hynte vëllai i tij Vigan Shehu, si në rastin e Donaldit kur publiku priste të hynte Romeo Veshaj dhe në fakt hyri vëllai binjak.

Valoni, artisti i mësuar me kamerat, tha gjatë klipit prezantues se është beqar dhe se vajza që e tërheq më shumë në shtëpi është pikërisht Beniada Nishani. Sipas tij, në atë shtëpi mungon vendosmëria dhe burrëria.

Ai deklaroi se nuk është as i dashuruar dhe as i lidhur. Gjithashtu, fizikisht ai shprehu një pëlqim për Beniadën dhe i kërkoi “Vëllait të Madh” dy gjëra: të kishte brenda një kitarë, sepse mungon një instrument që banorët të zhvillojnë një koncert të vogël, dhe një thes boksi që të largojë emocionet negative duke grushtuar mbi të.

Pas kësaj deklarate, Valoni duket se nuk ka humbur kohë për të nisur flirtimet e para me modelen e ardhur nga Italia dhe e njohur si mbesa e ish-Presidentit, Bujar Nishani. Teksa ishin ulur në oborrin e shtëpisë, banorët filluan t’i bënin pyetje të ndryshme Shehut, për ta njohur më shumë tipin e tij jashtë skenës.

Ishte Semi Jaupaj ajo që e provokoi duke i thënë “O Valon, këndo një këngë se nuk të ka dëgjuar Beniada!”. Dhe ai me sensin e humorit që e karakterizon, u përgjigj: “Beniadës i këndoj vetëm. Kjo do më mësojë italishten që t’i këndoj pastaj në italisht”.

Por kjo nuk është hera e parë që ai flet për Beniadën. Para se të hynte në shtëpinë e famshme, i ftuar në programin “E diell”, në rubrikën që e drejton Ervin Kurti, ai me qëllim u pyet, ngaqë po përgatitej të hynte në shtëpi. Pyetjeve në lidhje me pëlqimet për vajzat në shtëpi, Valoni iu përgjigj pa problem duke thënë se Fifin do e zgjidhte për nuse, sepse do rriste mirë fëmijët me tipin që ka. Por për Beniadën çfarë tha?

“Beniada ka një trup të mirë dhe nuk e shoh për nuse, por për ta çuar direkt në krevat. Atë ndjesi më jep kur e shoh”, tha Valoni. Po ç’kanë rrëfyer pak më shumë për statuset e tyre Valoni dhe Beniada?

Beniada ka treguar gjatë qëndrimit të saj në shtëpi se ka qenë e lidhur me një futbollist italian për shtatë vite. Modelja zbuloi se ka qenë e ëma ajo që i shtyu të krijonin një histori dashurie bashkë. Megjithatë, Nishani pranoi se nuk e përjetoi keq ndarjen, për shkak se ishte ajo që e kërkoi diçka të tillë.

“Jam single. Më shtyu mami, është faji i saj, ishte futbollist, lozte në Milano. Kur isha 16 vjeçe jemi lidhur, atëherë ishte ndryshe, nuk lyhesha, nuk vishesha, tani janë ndryshe. Nuk e përjetova keq ndarjen sepse e lashë unë”, tha ajo para disa javëve.

Ndërsa këngëtari Valon Shehu deklaroi pak kohë më parë se ende nuk e ka gjetur shpirtin e tij binjak. Ai është shprehur se edhe pse ka moshën e duhur, nuk e ka njohur akoma një vajzë që t’i rrëmbejë zemrën dhe të shkojë drejt altarit. Këngëtari theksoi se nuk ka bërë asnjëherë propozim martesë dhe se është në dilemë se ku ta marrë gruan në Kosovë apo në Shqipëri.

“Nuk kam propozuar ndonjëherë për martesë, nuk më ka ardhur rasti ndoshta. E kam edhe moshën që duhet, se shumica më thonë ‘kur …’. Jam 31 vjeç, tani me duhet me gjet një nuse, por s’di ku ta marr në Kosovë apo Shqipëri. Me gjet një në Has, mes dy vendeve (qesh). Zgjohem herët në mëngjes, sepse shkoj në palestër. Kam qenë në një lidhje, pastaj në një lidhje tjetër. Të ndahesh nga një lidhje serioze dhe i kushtohesh muzikës, është pa lidhje”, tha Valon Shehu pak kohë më parë i ftuar në “ëake Up.”

Kurse modelja Beniada Nishani u vu me shpatulla pas murit nga banorët e “Big Brother VIP” pak javë më parë, të cilët i kërkuan të tregojë nëse e tërheqin femrat seksualisht dhe nëse ka puthur ndonjëherë ndonjë femër.

Beniada nuk u tregua shumë e qartë në përgjigjen e saj, ndërkohë që komentuesit nuk kanë munguar me etiketimet “lesbike”, nisur nga disa foto intime nudo që qarkullojnë në internet me mikeshën e saj të ngushtë, një modele e “Playboy”, Ines Trocchia.

Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, ka një karrierë të bukur në Itali, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe regjisorëve në kinema. Gjithçka rreth hamendësimeve për seksualitetin e saj nisën kur Beniada pushoi në Sardenja me mikeshën e saj, modelen në fjalë të quajtur Ines Trocchia. Pas fotove topless në qiell të hapur në Milano dhe pasi forcuan miqësinë ato nisën bashkëjetesën të dyja, ndërkohë që shiheshin kudo bashkë.

Beniada bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa e bukur e ish-Presidentit Bujar Nishani. Pasi pozoi për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicies për të fituar role protagonisteje në kinema.

Në fotot me bikini, ajo shfaqej në pozat sensuale me Ines Trocchian, supermodelja ndërkombëtare nga Napoli, e cila ka pozuar për “Playboy”, “FHM”, “GQ”, “Esquire”, “Sports Illustrated”, “DT”, “For men apo Maxim”. Por çfarë ka rrëfyer vetë Beniada në një intervistë për “Panorama Plus”, për miqësinë që ekziston mes dy vajzave?

Pyetjes sesi do ta komentonte miqësinë me supermodelen italiane, Ines Trocchia, ajo i përgjigjej: “Miqësia jonë ka qenë e konsoliduar me kalimin e kohës dhe për një vit ne kemi vendosur të jetojmë së bashku. Mes nesh ekziston marrëdhënie e mirë e respekt reciprok. Për faktin se a u ndjenë në siklet që pozuan me veshje intime në një ambient të hapur publik në një qytet të Italisë, ajo përgjigjet:

Fotot e para artistike bashkë i realizuam në Acme të Milanos, qendër e njohur arkitektonike. Sa për fotot, kjo është e natyrshme për ne. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra, janë bërë mjaft popullore si Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgariteti nuk vjen nga pozat nudo. Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal topless”.

Për faktin se është komentuar si modelja interesante dhe mbesa e Bujar Nishanit, lind pyetja a ka ambicie politike dhe si do të jetë e ardhmja e saj? “Unë jam person shumë kurioz dhe e ndjeshme nga natyra në kuptimin që dua të di në çdo kohë se çfarë ndodh në botë. Në moshën e adoleshencës kam qenë vullnetare në kishë dhe misioni im ishte për të ndihmuar familjet dhe fëmijët e varfër.

Gjithmonë kam kërkuar për të shkuar në vendet më pak të zhvilluara të botës e për të ndihmuar njerëzit me më pak fat se vetja. Por ky është një nga qëllimet e mia të shumta. Në këtë aspekt mendoj se politika e vërtetë është kjo. Përveç kësaj, për mendimin tim, pas një politikani të madh qëndron gjithmonë një grua e madhe”, pohonte ajo.

Për rastësinë që e bëri bshke me modelen Ines nga Napoli, ajo tha: “Na lidhi pasioni për modën dhe puna. Kemi bërë shërbime të ndryshme fotografike dhe sete seksi me veshje intime. Rrugët tona u bashkuan nga eksperiencat tona në fushën e modës. Unë fillova të punoja si modele që në moshën 16- vjeçare, duke qenë se që fëmijë më tërhiqte bota e modës dhe e fotografisë, ndërkohë që u diplomova në dizajn në Akademinë e Arteve të Bukura në Itali.

Në moshën 22-vjeçare u vendosa për të jetuar në Milano, një qytet që e kam dashur gjithmonë, pasi puna atje si modele më ka ndihmuar të udhëtoj e të takoj njerëz të rinj. Pikërisht në Milano, takova Ines, një modele e suksesshme nga Napoli, e cila ka pozuar për shumë fotografë ndërkombëtarë. Ne bëmë disa punë së bashku siç ishte kalendari i Enrico Ricciardi-t , mjaft i suksesshëm jo vetëm në Itali, por edhe në Miami. Po ashtu, jemi zgjedhur si imazhe për ‘Flo&Co’”, rrëfen Beniada.

Sa i përket jetës që ajo ka bërë jashtë shtëpisë së “Big Brother”në një intervistë ekskluzive për “Panorama Plus”, Beniada është shprehur: “Sex and the city” është një nga filmat që unë dua më shumë, sepse në jetën time kam tri mikesha, vajza fantastike, e secila prej tyre përfaqëson përkryer protagonistet. Ky film është shumë më i vërtetë se ajo që ju besoni. Këto femra janë gjeneratat e reja, gra të lira dhe të emancipuara, që flasin për çdo gjë pa turp. Natyraliteti është çelësi për çdo gjë në jetë. Më e afërt me karakterin tim është pa dyshim Carrie, por unë jetoj me një dozë më të lartë të çmendurisë se ajo.”

Çfarë nuk do të falte në një lidhje dashurie? “Raporti nuk e pranon mungesën e sinqeritetit dhe tradhtisë. Këto gjëra nuk mund t’i konceptoj. Unë do të doja të kisha një familje me vlerat e së kaluarës. Edhe pse sot shumë të rinj ndalojnë te pamja, gjë që i pengon të shkojnë përtej asaj që ata e shohin. Kështu që të qenit një grua e bukur, shpesh është një handikap në vetvete.”

Burri i ëndrrave të tua? “Burri i ëndrrave të mia? Me siguri, ai duhet të jetë i arsimuar dhe shumë i këndshëm, pra, të dijë të më bëjë të qesh. Më tërheqin djemtë flokëverdhë e me sy në ngjyrë të hapur. Por, kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë ajo. Le të shohim se sa kimi do të ketë me Valonin, duke bërë realitet planin e këngëtarit para se të hynte në shtëpi, për shoë të nxehtë në BBVIP mes tij dhe Beniadës. /Panoramaplus.al

TE TJERA

spot_img