Ylli shqiptar i “Ciao buçko” tregon si u bë i famshëm në Tik tok, ja kush është i riu që po korr sukses…

Ushqim i mirë, Tik Tok dhe humor, emri i parë që të shkon në mendje është Gledis Gegaj. Ai është një kuzhinier me një humor shumë të rafinuar që na përshendet të gjithëve me “Ciao buçko”!

 

Ylli shqiptar i kuzhinës në Tik Tok ishte sot te “Rudina” në Tv Klan. Gegaj tregoi se për shkak të pandemisë nga mbylljet e karantinës ai u fokusua në mediat sociale me videot e tij mjaft të veçanta. Ai tregoi se si nisi karriera e tij si kuzhinier.

 

Rudina Magjistari: Duket se kanë zëne një vend të rëndësishëm mediat sociale tashmë tek ty, sa kohë të merr?

 

Gledis Gegaj: Merr goxha kohë sepse po të llogarisësh do bësh njëherë videon, pastaj do ta modifikosh, do vendosësh zërin poshtë, pastaj muzikën. Por është diçka që më pëlqen, tashmë është si punë le të themi.

 

Rudina Magjistari: E ke monitarizuar?

 

Gledis Gegaj: Jo kam lidhur disa bashkëpunime.

 

Rudina Magjistari: Më trego pak lidhjen me kuzhinën, si nisi?

 

Gledis Gegaj: Që në Shqipëri më pëlqentë të gatuaja kur futej mami në kuzhinë unë gjithonë fusja duart.

 

Kisha motrën në Itali dhe ajo më ndihmoi të vazhdoja një shkollë profesionale në Itali për gatim. Kam bërë 3 vite shkollës e kuzhinës.

 

Rudina Magjistari: Ndërkohë videot e tuaja ti sigurisht që propozon receta të mira dhe mu duk shumë stil Italian. Ndihet arsimimi që keni marrë atje pikërisht për këtë lloj profesioni. “Ciao buçko” ke kombinuar shqipen me italishten me këtë përshëndetje.

 

Gledis Gegaj: Shumë veta më kërkojnë gjëra me pak kalori por unë më shumë kam publikuar ëmbëlsira./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...