Truproja i Berishës reagon pas aksidentit: Makina erdhi kundra me shpejtësi, doktori është në gjendje të…

Ervis Tusha, truproja ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas aksidentit në të cilin u përfshinë edhe 3 makina të eksortës që po shoqëronte Berishën.

Ai tregon se në drejtim të tyre ka ardhur kundravajtje me shpejtësi shumë të lartë një “Mercedes” i bardhë me targa të Kosovës, por falë aftësisë së shoferit u bë e mundur shmangia e menjëhershme e përplasjes. Tusha thotë se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, përfshi ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Pas takimit në qytetin e Laçit, rreth orës 19:02, rrugës në kthim në autostradën Milot-Mamurras, në drejtimin tonë vjen një Mercedes i bardhë me targa të Kosovës, me shpejtësi në kundravajtje.

Falë aftësisë të shoferit të makinës së z. Sali Berisha, u bë e mundur shmangia e menjëhershme e përplasjes, pasi makina në kundravajtje ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, po kështu edhe dy makinat pas makinës së z. Berisha, ndërsa makina e tretë e ndodhur ballë për ballë ka bërë një frenim të fortë për ta shmangur, ku si pasojë është goditur nga mbrapa nga një mjet rastësor.

E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të shoferit që po i jepte makinës me shpejtësi në autostradë në korsinë e gabuar. Falë Zotit të gjithë jemi në gjendje të mirë shëndetësore, përfshirë doktor Berisha”, u shpreh Ervis Tusha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

‘Pse moj zonja injorante’! Sindi e ‘Për’puthen’ i kthehet rëndë ndjekëses

Ajo mori vëmendje te “Për’puthen” dhe u komentua shumë...

Kush valle? Rovena Stefa publikon pamje me prindërit nga vila që ka blerë në Kosovë

Këngëtarja Rovena Stefa, kohët e fundit i ka befasuar...

(Foto) Lori Hoxha tregon pamjet se si duket shtëpia e ‘Big Brother Vip’, ja kur nis

Teksa të gjithë presin që të fillojë “Big Brother...