Mos e shani Fifin! Qetsori prek me historinë: Ja çfarë i ndodhi Adelës dhe mua në Big Brother

Largimi i Fifit nga shtëpia e “Big Brother VIP” u komentua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në studio ishte i ftuar ish-banori dhe fituesi i “Big Brother”, Qetsor Ferrunaj.

Ky i fundit u shpreh se nuk ishte dakord me vendimin e këngëtares, pasi ka firmosur që të tregojë realitetin në publik.

“Edhe unë kam pasur raste që kam dashur që të largohem nga shtëpia e Big Brother, por nga malli për familjen e kështu. Ne firmosim që do të tregojmë realitetin tonë në publik.

Ka plot njerëz si Fifi dhe kanë dëshirë që ta shohin atë aty. Nuk jam dakord që të lësh shtëpinë, e duket se shëndetin mendor e ka si një justifikim.

Kur unë e Adela kemi parë skenën aq gjigante, kemi mbajt njëri-tjetrin. është një p resion i madh, ku jo gjithkush mund ta përballojë”, tha Qetsori.

Për mua Fifi nuk duhet të kishte dalë, por ti përballte vështirësitë në publik siç e mori përsipër.”,- u shpreh ish-banori fitues.

Në mbrëmjen e falenderimeve banorët kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përshëndetur Fifin.

Ata kanë kërkuar nga Arbri dhe Pajtimi që të luajnë këngën ‘’Marova’’ për ta kënduar njëzëri.

Të gjithë në këmbë dhe të përqafur ata kanë kënduar këngën e Fifit si një mënyrë për ta rikthyer atë prezente në këtë mbrëmje festive.

Gjatë këndimit, të shumtë ishin edhe baorët të cilët nuk i mbajtën dot as lotët.

Arjola dhe Monika me emocion dhe të përlotur e puthën këngëtaren nga kamera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...