“Hapet” kufiri me Kosovën, por ja çfarë duhet te bëni për të kaluar…

Qytetarët e Kosovës janë drejtuar për në Shqipëri në prag të festave të nëntorit.

Ata kanë kaluar me procedurë të përshpejtuar në doganën e Morinës, një ditë pas liderët e dy qeverive shpallën në Elbasan lehtësimin e kalimit kufitar pa kontrolle, por vetëm me kamera.

Policia kufitare ka marrë masa për të mos krijuar radhë të panevojshme në kufi duke lehtësuar kalimin e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë.

Një prej tyre shprehet se me rregullat e reja nuk i është dashur të presë gjatë në kufi. Ai ka edhe një urim për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen.

“Jemi duke shkuar për festë në Durrës. Nuk kemi pritur fare në doganë. Besoj se gjithçka në rregull. I uroj festën e pavarësisë. Gëzofshin të gjithë shqiptarët në të gjithë trojet shqiptare”, shprehet ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...