Asnjë makinë kundravajtje, Policia nxjerr bllof truprojën e Sali Berishës: Të tre mjetet ishin njëra pas tjetrës, në korsinë e shpejtësisë

Mbrëmjen e djshme në autostradën Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, nuk ka pasur asnjë makinë kundravajtje, shkruan newsbomb.al.

Kështu shprehet zyrtarisht Policia e Shtetit për aksidentin ku u përfshi dhe një nga makinat që shoqëronte eskortën e Sali Berishës.

Ndryshe nga ajo që tha truproja i ish-kryeministrit, Evis Tusha, se një Benz i bardhë me targa të Kosovës ishte futur kundravajtje në autostradë dhe ishte përplasur me ta, Policia thotë se asnjë mjet nuk ka qenë në krahun e kundërt.

Nga “Rrugorja” është proceduar penalisht vetëm një 24 vjeçar nga Kosova pasi ka qenë duke udhëtuar në korsinë e shpejtësisë, pas dy makinave të tjera që ndodheshin po në këtë korsi. Një prej tyre ishte dhe makina e fundit që shoqëronte eskortën e Berishës.

Ard Mulliqi nga Kosova ka përplasur nga mbrapa makinën që kishte para tij, dhe kjo e fundit ka përplasur po nga mbrapa makinën ku udhëtonte truproja i Sali Berishës, shtetasi Ervis Tusha. Pra, ka qenë një aksident zinxhir dhe nuk ka pasur asnjë makinë kundravajtje.

Nuk dihet se përse truproja ka deklaruar – në një dëshmi që është publikuar nga media pranë familjes Berisha – se një mjet i bardhë me targa të Kosovës u fut kundravajtje dhe u përplas me të. Sipas Tushës, tre mjetet e para të eskortës arritën ta shmangnin përplasjen, vetëm ai që ishte i fundit jo.

Reagimi zyrtar i Policisë së SHtetit – Lezhë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin A.M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të deputetit S.B. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë.

Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “.

Çfarë tha dje truproja i Sali Berishës, për një makinë kundravajtje

“Pas takimit në qytetin e Laçit, rreth orës 19:02, rrugës në kthim në autostradën Milot-Mamurras, në drejtimin tonë vjen një Mercedes i Bardhë me targa të Kosovës, me shpejtësi në kundravajtje.

Falë aftësisë të shoferit të makinës së z. Sali Berisha, u bë e mundur shmangia e menjëhershme e përplasjes, pasi makina në kundravajtje ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, po kështu edhe dy makinat pas makinës së z. Berisha,

ndërsa makina e tretë e ndodhur ballë për ballë ka bërë një frenim të fortë për ta shmangur, ku si pasojë është goditur nga mbrapa nga një mjet rastësor.

E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të shoferit që po i jepte makinës me shpejtësi në autostradë në korsinë e gabuar. Falë Zotit të gjithë jemi në gjendje të mirë shëndetësore, përfshirë doktor Berisha.“

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...