“Vajzat kërkojnë luks, por harrojnë se janë rritur me trahana dhe fasule”, deklarata e Andit që revoltoi Danielën

Në klipin e prezantimit të tij në “Talk Love Story” në Tv Klan, Andi është shprehur se shumica e femrave shqiptare janë materialiste, gjë që ka sjellë mjaft diskutime në studio.

E pyetur nga Eni Shehu, Daniela ka treguar se nëse do t’i jepej rasti nuk do të përfundonte me Andin.

Po ashtu, fronistja ka “shpërthyer” ndaj konkurrentit duke i thënë se është shumë negativ.

Daniela: Nuk do të shkoja me Andin në Sarandë. Andi ka folur më shumë se ç’duhet. Nuk është në tipin tim, nuk përshtatemi. Ti Andi flet shumë dhe bën shumë thashetheme.

Andi: Është më mirë të thuash se e ndjen xhelozinë midis meje dhe Deas dhe është muhabet i mbyllur.

Daniela: Unë nuk jam xheloze fare sepse Dea nuk dha as pëlqim për ty tani, asgjë. Është e kotë të flasësh. Ti Andi e tregon shumë hapur xhelozinë, të dallohet që në fytyrë që je shumë negativ për mua dhe s’ma ndryshon njeri mendjen.

Andi: Nga të gjitha eksperiencat e mia kam parë se vajzat shqiptare duan materializmin, duan krudo, harrojnë se kanë ngrënë fasule.

Klaudia: Edhe ti preferon këtë jetë sepse të pamë në klip me shampanjë.

Andi: Shampanjën e hapa se Eni kishte ardhur së bashku me kolegë dhe duhej t’i respektoja. Unë dua një vajzë që të më dojë, që të punojë së bashku me mua./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...