HYRJELAJMEAKTUALITETSot dy vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, Rama: Sot jemi...

Sot dy vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, Rama: Sot jemi ngritur …

Sot bëhen dy vite nga tërmeti tragjik me magnitudë 6.4 shkallë të shkallës rihter i 26 nëntorit të 2019, ku për pasojë humbën jetën 51 qytetarë dhe mbi 1000 të tjerë u plagosën.

Tërmeti shkaktoi gjithashtu dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë të pastrehë shumë banorë në disa zona të qytetit të Durrësit, Thumanës, Fushë-Krujës si dhe Laçit, ndërkohë që ende sot banorët nuk janë sistemuar nëpër banesa.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje tragjike që akoma vijon të ketë gjurmë për zonat e prekura.

Kreu i qeverisë shkruan se tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë.

“MIRËMËNGJES 🇦🇱

Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj😍

Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur”, shkruan Rama.

TE TJERA

spot_img