“Prindërit po e kërkonin” Fqinja jep dëshminë prekëse, tregon nga se vuante 34-vjeçarja në Vlorë

Vijojnë të dalin detaje të reja nga vetëvrasja e 34-vjeçares Pamela Mërtiri, e cila u hodh së bashku me foshnjën e saj nga sheshpushimi i një pallati 5 katësh në Vlorë.

Ndërkohë një banore e zonës ka treguar për mediat komunikimin që ka patur dje me të ëmën e gruas, e cila i kishte rrëfyer se e bija ishte e sëmurë dhe kishte pësuar krizë nervore.

Banorja thekson se 34-vjeçarja së bashku me prindërit jetonin në Tiranë, dhe se ajo ishte e divorcuar prej rreth 7-muajsh nga një martesë që kishte dhe djalin e vogël 1-vjeç që humbi jetën.

“Vajzë shumë e mirë, ç’a të themi. Jetonin në Tiranë të gjithë. Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë. Ishte e martuar, kishte 7-8 muaj e ndarë. Kishte një djalë. I kishte thënë të ëmës dje që dua të vete në Vlorë. Erdhën këtu, takova dhe unë të ëmën dje dhe më tha kam Pamelën sëmurë. “Çfarë ka”, e pyeta unë. “Krizë nervore”, më tha.

I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lë vetëm. Sot erdhi më trokiti dhe më pyeti nëse e kisha parë Pamelën me djalin. Dola me vrap nga hyrja nga ballkoni se mos hidhej, se e mora me mend çfarë mund të ndodhte.

Dje erdhi në Vlorë, kishte rreth 1 muaj që kishte probleme mendore. Ata po e kërkonin, ajo kishte dalë më përpara”, tha një banore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...