KUQO, QENI I PEDONALES ZYRTARISHT KANADEZ

Ndoshta e mbani mend një qen qimekuq që rrinte zakonisht përpara hyrjes së muzeut tonë. Ai quhet Kuqo, kështu e thërrisnin të gjithë.

Ishte qeni që ushqehej çdo ditë nga bujaria e pronarëve të bareve dhe restoranteve të pedonales.

Megjithëse shumë i dashur, pat rënë shpesh pre e dhunuesve të kafshëve.

Kështu para një viti, u shpëtua prej helmimit nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve @animalsneedme e cila prej kohësh i është përkushtuar kujdesjes së kafshëve pa pronar në qytetin e Shkodrës.

Falë punës së aktivistes të kësaj shoqate Oli Pero Kuqoja tashmë ka mbërritur pranë saj në Kanada shkruhet ne faqen zyrtare te Fototekes Marubi.

Atmosferës së pedonales (e muzeut Marubi në veçanti) do i mungosh shumë, por mezi po presim të dëgjojmë për aventurat tuaja të reja 🐶❤️

https://fb.watch/9wu_vRbcfJ/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...