“Kjo është e rëndë” Shtanget Rudina Magjistari, i ftuari e befason me deklaratën

Një rrëfim që ka bërë së fundmi një i ftuar në studio, ka befasuar moderatoren Rudina Magjistari.

Ai ka treguar se ka punuar zhigolo edhe pse ishte i martuar.

Personi në fjalë quhet Angel Spaho, 32 vjeç dhe ka punuar si striptist dhe zhigolo në Greqi që në moshën 16-vjeçare.

Ndërkohë prej vitesh, ai e ka ushtruar këtë profesion edhe në Shqipëri, në të njëjtën kohë që ishte i martuar.

Por bashkëshortja nuk ishte në dijeni të kësaj dhe Spaho punonte fshehur.

I ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, Angel tregon se gjithçka e ka bërë për para.

Angel: Ka ndodhur diçka rastësi. Kur shkova në një strip këtu për qejf, futem aty dhe duke kërcyer me vajzat më vjen dhe më thotë një zonjë rreth 40 vjeçe më pyeti mos ke punuar diku sepse lëvizjet ishin shumë profesionale të miat,

biles i zhvishja fare vajzat dhe unë kërceja me ato. Nga aty ajo më pa dhe fillova duke pasur më shumë kërkesa dhe këtu. Është e vërtetë që edhe këtu ka më shumë kërkesa se jashtë.

Rudina Magjistari: Prej sa kohësh e ke ushtruar këtë aktivitet në Shqipëri si zhigolo?

Angel: Rreth 3 vjet, 3 vjet e gjysmë, por ka qenë gjithçka sekret, se dhe unë kam qenë i martuar në atë kohë.

Rudina Magjistari: Ke qenë i martuar dhe bëje profesionin?

Angel: Po.

Rudina Magjistari: Bashkëshortja jote ishte në dijeni?

Angel: Jo nuk ishte në dijeni!

Rudina Magjistari: E bëje fshehtas?

Angel: E bëja fshehtas po.

Rudina Magjistari: Kjo është e rëndë. Se mirë që e bën, por edhe e fsheh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...