“Këtu do më keni deri 95 vjeç” Berisha i bindur: Do luftoj deri në momentin e fundit të jetës

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri sot një premtim përpara demokratëve, duke thënë se do të jetë përkrah tyre derisa të ketë jetë.

Nga takimi i lëvizjes “Foltorja” në Kurbin, ai tha se socialistët në Kuvend i ka paralajmëruar se do ta kenë atë përballë deri në moshën 85 vjeç.

Ndërsa demokratëve iu premtoi se do të jetë me ta deri në moshën 95-vjeçare.

“Do të ketë një garë të ndershme, të hapur, për cilindo që do të garojë. Por natyrisht unë nuk jam ai që t’u them ju tani mirupfashim. Ju them që do të luftoj bashkë me ju deri në momentin e fundit të jetës time. Siç e dini, ua pata thënë njëherë në Parlament socialistëve, këtu do më keni derisa të bëhem 85 vjeç.

Po betohem këtu para burrave dhe grave të Kurbinit, nëse i madhi zot e bën të mundur do të jem këtu deri sa të bëhem 95 vjeç. Të përgatitet”, tha Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...