HYRJELAJMEAKTUALITETTjetër gënjeshtër për banorët e qarkut Shkodër, ja çfarë zbulohet. Balluku ka…

Tjetër gënjeshtër për banorët e qarkut Shkodër, ja çfarë zbulohet. Balluku ka…

Një tjetër gënjeshtër po ju sërviret banorëve të qarkut Shkoder.

Pak ditë pasi ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se jane anuluar të gjitha investimet përveç atyre që cilësohen si akse kombëtare me fluks të lartë, fondi shqiptar i zhvillimit po luan blofin e radhës.

Ai ka hapur prokurimin publik për një investim që prej 30 vitesh është përdorur si kartë elektorale nga forcat politike, së fundmi deputetët socialist. Në faqen zyrtare të FSHZH, me datë 22 nëntor është publikuar njoftimi zyrtar. Paraprakisht, fondi për rikonstruksionin e rrugës është 29 milion dollarë. Në njoftimin e FSHZH- së, thuhet:

“Qeveria e Shqipërisë ka marrë një financim nga Banka Botërore – Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për koston e Projektit të Lidhshmërisë së Rrugëve Rajonale dhe Lokale (RLRCP) dhe synon të aplikojë një pjesë të të ardhurave për shërbimet e konsulencës.

Objektivi kryesor i projektit: “Unaza e brendshme e Alpeve, Ndërtimi i rrugës Prekal – Qafa e Shoshajt – Lotaj dhe Lekbibaj – Qafa e Agrit – Nderlysaj” është përmirësimi i lidhjes rajonale dhe lehtësimi i aksesit në potencialet turistike të veriut.

Zonat lindore të qytetit të Shkodrës dhe zonave të rrethit të Tropojës, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike të rajonit dhe rritjen e mundësisë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik rajonal.

Por a do ta lejojë zbatimin e saj qeveria dhe ministria Balluku, apo do të luajnë lojën e rrugës së Komanit që pas tenderimit e anuluan e më pas e hodhën në kosh si jo prioritare.

TE TJERA

spot_img