Shumë i veçantë dhe origjinal, Marina dhe Getoari zgjedhin emrin për vogëlushen e tyre

Një emër që bën bashkë mamin dhe mamin, përgjithmonë. Marina dhe Geti, sot janë bërë prindër për herë të parë dhe kanë vendosur që vajzën e tyre ta pagëzojnë me emrin Marget.

Moderatorja e njohur e “Klaniformia” dhe bashkëshorti i saj kanë ndarë pak detaje nga pritja e ëmbël me publikun, duke zgjedhur që periudhën më të bukur të pritjes ta shijojnë në privatësi të plotë.

Për Marinën dhe shtatzëninë e saj kemi mësuar nga ndonjë ngacmim i kolegëve në spektaklin e humorit dhe pak ditë më parë, kur ajo ndau me të gjithë emocionin e dhomës së vogël – gati për mysafiren më të re të shtëpisë së saj dhe bashkë me të, edhe gjininë.

Vogëlushja që sapo ka përshëndetur botën, Marget Selimi, do të mbajë një emër unik, origjinal, zgjedhja e të cilit, me siguri është konfimuar nga të dyja familjet, Vjollca dhe Selimi.

Një vogëlushe i shtohet familjes femërore Vjollca dhe, pa dyshim, do të ketë të njëjtën vëmendje edhe nga familja tjetër, Selimi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...