HYRJELAJMEKRONIKË“Shofer i ri”, po dërgonte fëmijën në shkollë, por “ngatërron” adresë dhe...

“Shofer i ri”, po dërgonte fëmijën në shkollë, por “ngatërron” adresë dhe futet mes për mes… (video)

Një makinë është futur brenda një lokali në Librazhd mëngjesin e sotëm, pasi drejtuesi i saj ka humbur kontrollin.

Burime bëjnë me dije për ABC se shoferi i automjetit me targa AA290IC po dërgonte fëmijën në shkollë në momentin kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lokalin përballë saj.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duket se drejtuesi sapo kishte marrë patentën pasi në xhamin e pasmë është stampuar edhe një njoftim “shofer i ri”.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj, ndërkohë që do të bëhet edhe nxjerrja e automjetit nga zona përpara lokalit.

TE TJERA

spot_img