HYRJELAJMEKRONIKË“Nuk e nxorra unë në pritë“/ Izet Haxhia rrëfehet për eleminimin e...

“Nuk e nxorra unë në pritë“/ Izet Haxhia rrëfehet për eleminimin e Azem Hajdarit: Përpara atentatit ishte në…

Izet Haxhia ka vendosur të rrëfehet për “eleminimin” e ish-deputetit Azem Hajdari, ngjarje e ndodhur 23 vite më parë e cila tronditi të gjithë opinionin publik.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme ndaj Haxhisë, ai rrëfen takimet me familjen e Haklajve si dhe mbrëmjen e ngjarjes së Azem Hajdarit.

Sipas dëshmisë të siguruar nga News24, Haxhia shprehet se nuk e ka nxjerrë ai në pritë ish-deputetin demokrat.

“Nuk e nxora unë Azem Hajdarin në pritë. Para se të ndodhte, Hajdari ishte në takim me Sali Berishën. Azemi u njoftua se jashtë PD ishte një mjet me tritol. Kur e informoi këshilltari, ishte në zyrën e Berishës. Kur doli te makina, Azemi trokiti te xhami.

Jaho Mulosmani ishte shofer i makinës, nuk qëlloi. Ai që qëlloi ishte Fatmir Haklaj. Kur ndodhi ngjarja, unë isha me Halil Haklajn.

Unë e Azemi kemi qenë bashkëthemelues të PD. Jam ndjerë shumë i përdorur. “Eleminimi” u bë për të rrëzuar Fatos Nanon. Fatmir Haklaj më tha se nuk kishte shkuar për të zhdukur Azemin.”, tha Haxhia.

TE TJERA

spot_img