“Ai kur është esëll flet saktë” Berisha kujton Fatos Nanon pas kaq kohësh: Dha dorëheqjen kur…

“Partia Demokratike është kthyer në një forcë politike që nuk e njeh më votën e lirë dhe asnjë normë statutore”.

Kështu ka deklaruar sot ish-kryeministri Sali Berisha nga takimi në Kuçovë në kuadër të lëvizjes “Foltorja”.

Ai theksoi se Lulzim Basha ka në 60 % të kryesisë persona të emëruar.

Këtyre të fundit, Berisha u ka bërë thirrje që të japin dorëheqjen, ndërsa nuk nguroi të hiqte një paralele edhe me kampin e kundërshtarëve.

Duke sjellë në kujtesë kohën kur në krye të PS ishte Fatos Nano, Berisha tha se ky i fundit dha dorëheqjen kur humbi zgjedhjet, ndërsa në PD sipas tij kjo mungon.

“Më e rënda nga të gjitha është fakti se ne humbëm votën këto tetë vite. Ne votojmë dhe sicc thoshte stalini na e rrëmben partia shtet. Kështu ndodhi në zgjedhjet e 2017 dhe 2021.

PS kaloi një provë të madhe reformash me Fatos Nanon, megjithëse ai kur është esëll flet saktë. Por ai bëri një gjë të madhe për PS dhe vendin. Nga partia e njëshit, ai zbriti nga anëtar i thjeshtë në kryetar të partisë me votat e anëtarëve.

Ai humbi zgjedhjet dorëzoi partinë sipas statutit. Kryetari po humbi zgjedhjet ikën në 2019 humbi zgjedhjet e jo që nuk iku po detyroi anëtarët të votonin për të mos hequr kryetarin.

Nga 2019, PS është shndërruar në parti të punës në Shqipëri. PD iu vërsul kryetarit të votës së lirë dhe arritëm ne partia që solli votën të përjashtojmë votën nga vetja jonë.

Ai na bëri gazi i dheut. Ju jeni dëshmimtarë se si ky njeri ka marrë vendim tre muajt e fundit pa pyetur asnjë formun, nen të statutit apo parim partie. Kryesinë e partisë e ka me 60% të emëruar. Ajo nuk është kryesia juaj, por e peng Bashës, ndaj i ftoj që të japin dorëheqjen”, tha Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...