HYRJELAJMEHISTORIA IME32-vjeçari: Isha i martuar dhe punoja si zhigolo, nusja se dinte...

32-vjeçari: Isha i martuar dhe punoja si zhigolo, nusja se dinte…

Angel Spaho 32 vjeç ka punuar si striptist dhe zhigolo në Greqi që në moshën 16-vjeçare dhe së fundmi prej 3 vitesh e ka ushtruar këtë profesion edhe në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, Angel tregon se ka punuar si zhigolo në vendin tonë në mënyrë të fshehtë. Madje ai ka qenë edhe i martuar në të njëjtën periudhë që ushtronte profesionin, por këtë sekret ai nuk ia kishte treguar bashkëshortes. Angeli thotë se gjithçka e bënte për para.

Angel: Ka ndodhur diçka rastësi. Kur shkova në një strip këtu për qejf, futem aty dhe duke kërcyer me vajzat më vjen dhe më thotë një zonjë rreth 40 vjeçe më pyeti mos ke punuar diku sepse lëvizjet ishin shumë profesionale të miat, biles i zhvishja vajzat dhe unë kërceja me ato.

Nga aty ajo më pa dhe fillova duke pasur më shumë kërkesa dhe këtu. Është e vërtetë që edhe këtu ka më shumë kërkesa se jashtë.

Rudina Magjistari: Prej sa kohësh e ke ushtruar këtë aktivitet në Shqipëri si zhigolo?

Angel: Rreth 3 vjet, 3 vjet e gjysmë, por ka qenë gjithçka sekret, se dhe unë kam qenë i martuar në atë kohë.

Rudina Magjistari: Ke qenë i martuar dhe bëje profesionin?

Angel: Po.

Rudina Magjistari: Bashkëshortja jote ishte në dijeni?

Angel: Jo nuk ishte në dijeni!

Rudina Magjistari: E bëje fshehtas?

Angel: E bëja fshehtas po.

Rudina Magjistari: Kjo është e rëndë. Se mirë që e bën, por edhe e fsheh.

Angel: Jo nuk është e rëndë. Ajo e dinte që unë punoja…Nuk mund ta quash tradhti atë sepse… është punë. Ishte punë për mua. Nxitja ishte leku, normal. /tvklan.al

TE TJERA

spot_img