HYRJELAJMEHISTORIA IMESkandaloze! Mësuesja në Tiranë pranon se ka kryer marrëdhënie me nxënësin, denoncon...

Skandaloze! Mësuesja në Tiranë pranon se ka kryer marrëdhënie me nxënësin, denoncon pasi ai e…

Një mësuese në një gjimnaz në kryeqytet ka kërkuar mbrojtje nga ish nxënësi i saj, i cili është fiksuar shumë mbas saj duke u bërë shok i ngushtë me vëllain e mësueses.

Mësuesja me status beqare u ndje e rrezikuar mbasi sjellja e nxënësit dhe këmbëngulja e tij nuk ndalej.

“Pas përfundimit të vitit shkollor në vitin e dytë mësova se A…, kishte njohur vëllain tim dhe u bënë shokë e ndenjën bashkë”, tregon mësuesja me inicialet e fillimit L…

“I tha tim vëllai se do kujdesej mos më ngacmonte ndonjë person, im vëlla iku në tetor 2020 dhe me A. kam kryer disa herë marrëdhënie intime”-por ngjarjet janë rënduar në muajt vijues sipas saj.

“Në shkurt 2021 ky shtetas foli me vëllain dhe i kërkoi se mos i gjente një makinë për mua dhe vëllai ma gjeti. Por në muajin mars mua më pa dikush që frekuentohesha me nxënësin A. dhe u fiksua keq mbas meje”.

“Në muajin prill 2021 u ula së bashku me nxënësin dhe këtë person që nxënësi ma prezantoi. Numrin e këtij personi nuk e kam mbasi vetëm njëherë kam pirë kafe.

Të nesërmen nuk pranova të dal më me këtë person dhe sipas fjalëve të nxënësit ai i kishte treguar që isha e dashura e tij. Ky person i kishte kërkuar video që ta vërtetonte këtë gjë dhe unë i thashë A. që nuk mundem është e pamundur kjo gjë”.

“Me presionin se do më shkatërronte familjen A…, më kujtonte vëllain, por i thashë atij që s’ke pse e sakrifikon, thuaji atij personit të fuqishëm që të vijë vetë ta kërkojë videon.Mamaja i tha që nuk ke më punë me vajzën time.

Ai i ra tërë ditën pa pushim telefonit dhe unë nuk ia hapa, pastaj na mori në telefon një miku ynë që na tha të mos kishim merak se do ta zgjidhte ai situatën.Jam dhe ndihem e kërcënuar” mbyll denoncimin mësuesja.

“Ne do të thërrasim nxënësin, deklaroi policia për Gazetasi.al për të sqaruar gjithë situatën e nderë por edhe mësuesit e kësaj shkolle nëse kanë apo jo dijeni për raportin intim midis mësueses dhe ish nxënësit”.

TE TJERA

spot_img