HYRJELAJMEKRONIKËProcedohet penalisht gjinekologia, ajo u kërkonte familjarëve...

Procedohet penalisht gjinekologia, ajo u kërkonte familjarëve…

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, pas nje hetimi 5 mujor,

nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të përfitimit në menyrë të parregullt në disa raste të vlerave monetare nga mjekja gjinekologe E.Sh, pranë Spitalit Rajonal Berat.

Sipas policisë, nga hetimit rezultoi se kjo mjeke gjatë kryerjes së vizitave dhe operacioneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasja M.G, e cila i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me qëllim lindjen e fëmijës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumetimin e plotë ligjor. Materialet i klauan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtjeshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyres”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

TE TJERA

spot_img