HYRJELAJMESHOWBIZOu...! “Donte të më zinte vendin në emision!” Antonela dhe Einxhel rihapin...

Ou…! “Donte të më zinte vendin në emision!” Antonela dhe Einxhel rihapin sherrin e vjetër

Hyrja e dy banorëve të rinj në shtëpinë e “Big Brother”, Antonelës dhe Meridianit, duket se ka sjellë tensione mes banorëve.

Në një prej ditëve Antonela dhe Einxhel kanë debatuar mes njëra-tjerës pasi në shtëpi ishte hapur një temë diskutimi për ndjekësit në Instagram.

Në debat e sipër, Antonela i ka thënë Einxhel se ajo ka problem personal me të sepse i ka marrë vendin në “Top Arena”, emisioni sportiv në “Top Channel”.

Ky debat është risjell në vëmendje edhe sonte gjatë spektaklit. Einxhel mohoi totalisht “akuzën” e thënë nga Antonela duke u shprehur se gjatë asaj periudhe drejtonte një emision sportiv në një tjetër televizion. E pyetur nga Arbana se përse e ka thënë diçka të tillë, Antonela tha: “Kështu më kanë thënë në “Top Channel””.

Ato po ashtu folën edhe për një situatë, ku Einxhel kishte qenë e ftuar në “Top Arena” dhe sipas Antonelës ishte sjellë në mënyrë të papërshtatshme. “Nuk ia dija emrin”- shtoi ajo duke ironizuar kështu moderatoren.

Si duket mes tyre ka disa “hesape” të hapura jashtë shtëpisë që kanë ndikur në debatet e kësaj jave.

TE TJERA

spot_img