Një miqësi që përfundoi në martesë, historia e shqiptares që u dashurua me priftin italian

Një histori sa e pazakontë aq dhe e bukur u trajtua këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

Albana Ruci emigroi drejt Italisë në vitet ’99, ku u njoh me Giuseppe Serrone, asokohe prift. Ata dashurohen me njëri-tjetrin, vendosin të martohen dhe më pas nis një kalvar i gjatë vuajtesh për ta.

Në një lidhje me Skype për “ABC-ja e mëngjesit”, Albana tregoi se gjatë kohës që ai ishte prift nuk kishin pasur raport tjetër përveçse miqësor. Ajo thirret nga konsullata për dokumentet e nevojshme për lejen e qëndrimit.

Me atë rast, Giuseppe vjen në Shqipëri për ta ndihmuar në përshpejtimin e procesit. Megjithatë, ai nuk u zëvendësua kur mesha u kremtua të dielën, dhe mediat italiane raportuan se prifti ishte arratisur me një vajzë shqiptare.

“Me Giuseppen nisi si një miqësi. Fillova të shkoja në shtëpinë e priftit së bashku me nënën pasi theu duart dhe i duhej një njeri që ta ndihmonte. Në atë periudhë po përgatitesha për permmesson, u detyrova për të ardhur në Shqipëri dhe më pas erdhi dhe Giuseppe për të më ndihmuar.

Giuseppe erdhi dhe në konsullin në Shqipëri doli një punë e papritur, mori në telefonin për të zëvendësuar priftin të dielën që ishte mesha. Ndodhi që nuk u zëvendësua dhe në shtypin italian del se prifti është arratisur me një vajzë nga Shqipëria dhe nuk dihej se ku gjendet. “, tregoi ajo.

Albana tregoi se më pas Giuseppe vendosi të jepte dorëheqjen dhe të martoheshin. Por pas kësaj u përballën me shumë probleme, diskriminim dhe madje, disa e kishin goditur me gurë. “Ne kishim një lidhje miqësore, respekt për njëri-tjetrin, nuk kishim lidhje dashurie për një jetë të dyfishtë apo ashtu si përpiqeshin të më trajtonin si e dashura e priftit ndërkohë që Giuseppe ishte famulltar.

Ishte një njeri që për mua kishte bërë shumë, më kishte dhënë mundësinë që të integrohesha në realitetin italian. E pashë drejt në sy dhe i thashë jeta jonë mund të vazhdojë në një raport tjetër. “, tregoi ajo. Për të filluar të jetojnë sërish, ish prifti dhe Albana ndryshojnë qytet, shkojnë në Reggio Emilia, ku thotë se aty u pritën shumë mirë.

“Giuseppe hoqi dorë si famulltar ndërsa nuk pati komunikimin si prift. Ne u martuam kur priftërimi nuk u komunikua sepse pati dokumentin e martesës nga Papa për dorëheqjen nga roli i tij si famulltar.

Si prift Giuseppe kishte të drejtën pasi dha dorëheqjen si famulltar. Është ligji për famulltarët që dorëhiqen, të cilët mund të martohet. Unë jam gruaja e një prifti por jo e një famulltari.“, tregoi ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...