Muaji mbyllet me mot të keq, në dhjetor nis dëbora

Nëntori parashikohet të mbyllet me reshje. Shiu, sipas Lajda Porja nga shërbimi “Meteoalb” pritet të përfshijë të gjithë vendin duke nisur nga dita e premte ndërsa bora do të jetë e pranishme në veri dhe verilindje të territorit të hënën.

“Mesi i kësaj jave pritet të jetë me kthjellime. Të premten do të rikthehet një sistem i fuqishëm vranësirash që do të gjenerojë reshje. Shirat do të jenë kryesisht me intensitet mesatar në zonat veri dhe veri perëndimore”, shprehet ajo.

Vlerat e termometrit pritet të zbresin duke nisur nga fundjava, por i ftohti parashikon meteorologia Porja do të ndjehet më tepër në ditët e para të dhjetorit.

“Në fundjavë do të ketë një rënie. Pritet ndryshim menjëherë me hyrjen e dhjetorit. Ne futemi me rënie goxha të ndjeshme të temperaturave dhe në fakt fillimi i Dhjetorit do futet edhe me reshje dëbore kryesisht në veri dhe verilindje të Shqipërisë” thotë Porja per abcnews.al.

Temperaturat këtë nëntor sipas sinoptikanëve kanë qenë më të larta se normalja ndërsa reshjet e shiut deri tani nuk kanë plotësuar kuotat mujore./Living/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...