Ilir Beqajt i besohet posti i ri shtetëror: Do punoj 24 orë në 7 ditë të javës

Ish-deputetit socialist Ilir Beqaj i është besuar një detyrë e re në drejtimin e institucioni shtetëror në fushën e koordinimit.

Lajmi e bëri me dije Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë prezantimit të prioriteteve të dikasterit që ai drejton.

Konkretisht Beqaj do të drejtojë Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. “I uroj punë të mbarë drejtuesit të agjencisë shtetërore për programin strategjik dhe koordinimit të ndihmës. Jam i bindur që partneriteti ynë do forcohet edhe më shumë”, tha Bledi Çuçi.

Vetë Beqaj në fjalën e tij tha se agjencia është krijuar prej tre javësh. Ai deklaroi se kjo agjenci do të angazhohet 24 orë në 7 ditë të javësh.

“Agjencia është e re është krijuar prej tre javësh ndërsa unë si drejtues i saj jam sot në ditën e tretë të detyrës. Agjencia nuk e nis nga hiçi. Ky aktivitet tregon për trashëgiminë mbi të cilën do ngrihet agjencia. Ajo është një qasje e kahershme e imja prej 25 vitesh. Jam mësuar të punoj 24/7. Kjo agjenci do të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës.

Sot dua të ndaj me ju dhe një lajm të mirë. Në buxhetin e shtetit të vitit 2022 kemi hapur rrugën e zgjidhjes për komunitetin e donatorëve, atë të rimbursimit të TVSH kur nuk është programuar në kohë buxheti respekti. Buxhetit i shtetit të vitit 2022 mban një fond për këtë gjë”, tha Beqaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...