HYRJELAJMEAKTUALITETHumbje e madhe për artin shqiptar! Shuhet humoristi i njohur, Berisha ndan...

Humbje e madhe për artin shqiptar! Shuhet humoristi i njohur, Berisha ndan lajmin e trishtë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë lajmin e hidhur të vekjes së mjeshtrit të madh Ali Mulaj.

Postimi i Berishës:

Dielli perendoi pergjithmone per Mjeshtrin e Madh, Ali Mulaj.

Te dashur miq, Ali Mulaj, njeri nga personalitet me te njohur, me te dashur e me popullor, Mjeshtri i madh i valles, instrumentisti virtuoz, humoristi dhe sariristi i talentuar, humanisti i vertet, atdhetari i flakte, bashkeshorti, prindi dhe gjyshi shembullor, mbylli syte pergjithmone.

Ali Mulaj, qe nga vitet e rinise se hereshme te tij gjer ne fund te jetes rrezatoi si rralle kush tjeter, talent ne skene virtuozitet gjer ne magji ne instrumentat muzikor, humor te kripur dhe mbreselense por para se gjithesh ai rrezatoi njerezi, miresi, dashuri dhe respekt te pakufishem per shokun, mikun, qytetarin, dhe publikun e tij.

Ali Mulaj vertet fizikisht u nda nga jeta por do mbetet ne kujtesen e miqve dhe brezave si nje ikone e miresise, humorit fin, dashurise dhe respekti, talentit te spikatur, te cilat do jetojne gjithmone. Duke shprehur ngushellimet me te ndjera familjes se tij te nderuar, miqve dhe shokeve, te afermve te tij i lutem Zotit qe shpirti i tij i mire te gjej paqen e merituar. sb

TE TJERA

spot_img