HYRJELAJMEPOLITIKËArian Çani zbulon politikanin e njohur që do ti bashkohet Sali Berishës

Arian Çani zbulon politikanin e njohur që do ti bashkohet Sali Berishës

Një aleancë të mundshme Berisha-Meta pasi ky i fundit të lërë presidencën, gazetari Arjan Çani e sheh si të pritshme. Çani tha se mes Berishës dhe Metës ka pasur gjithmonë simpati, e cila mund të rishfaqet.

“Meta me Berishën kanë pasur një lloj simpatie gjithmonë. Kjo gjë edhe pritet. Po sa leverdi do të ketë? Është një gjë që duhet ngrohur. Ata nuk kanë arsye të prishen. Gjithçka mund të ndodhë në politikë”, tha Çani në studion e lajmeve të MCN TV.

Sulmet e ndërsjella Basha-Meta, për Çanin janë të kuptueshme.

“E mirëkuptoj Bashën që i bie Metës. Basha tani është që është keq, çfarë humbi? Më mirë ta shohin të vetmuar dhe ta mëshirojnë sesa me aleatë që nuk ka funksionuar”, tha ai.

TE TJERA

spot_img