Alfred Peza braktis politikën, ja posti i ri drejtues që i besohet

Alfred Peza duket se i ka mbyllur përkohësisht angazhimet e tij me politikën aktive.

Ish deputeti i është rikthyer profesionit të tij të vjetër të gazetarisë.

Gazeta Drita meson se Peza ka marrë postin e drejtorit të Gazetës Panorama dhe portalit Panorama.al.

Ai është prezantuar nga pronari Irfan Hysenbelliu ku ka mbajtur edhe mbledhjet e para me ekipet drejtuese, raporton Gazeta Drita.

“Focus Grup” pritet t’i shtohet edhe “Panorama News” një medium më i madh me qasje të një televizioni informativ të përngjashëm me “News 24” dhe që drejtues pritet të jetë po Peza.

Në zgjedhjet e fundit elektorale, Peza tha se pati një ofertë nga kryeministri Edi Rama për të kandiduar si deputet por sipas tij e refuzoi .

Angazhimi i Pezës në politikë zgjati qysh prej vitit 2013 ku ai la studio televizive për t’ju bashkuar sallës së Parlamentit si deputet i qytetit të Peqinit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...