HYRJELAJMEPOLITIKË“Unë të marr nja 90 mandate, ti 50”/ Meta tregon prapaskenat...

“Unë të marr nja 90 mandate, ti 50”/ Meta tregon prapaskenat për zgjedhjet e 2017: Rama më thoshte…

Presidenti Ilir Meta ka folur sonte edhe për negociatat që kanë arritur me qëllim që opozita të hyntë në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, duke thënë se në 17 maj, eurodeputetin gjerman McAllister e ka sjellë ai në Shqipëri për të negociuar mes opozitës dhe mazhorancës.

“Në 17 maj këtu ka ardhur McAllister. Atë njeri e ka sjellë Ilir Meta, sepse i kam bërë kërkese Joseph Daul. Rama thoshte mos shiko se PPE e kemi me vete, ky tjetri më thoshte PPE e kam unë. Hej belaje e madhe kush e ka PPE.

Unë do ndjek ato gjera që do thotë McAlisteri. Unë i kisha përgatitur një paketë. I thashë tani ta zgjidhim këtë punë: Zotin Rama e kemi të vështirë që ta heqim i thashë. Ndërsa këta kanë të drejtë për këto problemet me drogën.

Për këtë kishte të drejtë opozita. Kështu që disa nga këto ministritë dhe këto drejtoritë e policisë të vihen drejtues teknik. Dhe një 4 ministri ti ketë opozita si garanci. I kam thënë që presidentin t’ja japim opozitës. Kryetarin e KQZ t’ja japim opozitës dhe të shkojmë në zgjidhje. Rama kundërshtonte, por në fund fare klima e përgjithshme ishte që po. Me këtë propozim vajti te Basha, ai nuk e pranoi.

Deri në fund i kam thënë Petrit Vasilit, i kam thënë Shpëtim Idrizit mos lëvizini. Ishte në Elbasan Rama, më thoshte: ‘aman çe do në zgjedhje atë, hajde bashkë.

Unë të marr nja 90 mandate, ti 50 mandate, ca ua japim atyre. Ore hajde se do bëjmë zgjedhje me opozitën, nuk do bëjmë…etj etj. Pastaj ndodhi ajo 6 orë takim konfidencial, punë e tyre”, tregoi Presidenti Meta në Syri Tv.

TE TJERA

spot_img