HYRJELAJMEAKTUALITETTragjedia me autobusin shqiptar, Zaev: Viktimat, të moshës 25 deri 30 vjeç,...

Tragjedia me autobusin shqiptar, Zaev: Viktimat, të moshës 25 deri 30 vjeç, ka edhe fëmijë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tanimë ndodhet në Bullgari në vendin ku ndodhi tragjedia, ku humbën jetën 45 persona.

Gjatë një interviste për Bulgaria ON AIR, kryeministri u shpreh se do të takohet me të mbijetuarit e tragjedisë dhe deri tani ka arritur që të bisedojë vetëm me njërin prej tyre.

Zaev njofton se viktimat e tragjedisë i përkasin moshave pres 25-30 vjeç, ku mes tyre ka dhe fëmijë.

“Ai më tha se ka dëgjuar një shpërthim. Ai dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer dritare e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë njerëz të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe”, tha Zaev.

TE TJERA

spot_img