HYRJELAJMEAKTUALITET“Sëmundja ka prekur shumë persona” Mjeku Kalo tregon simptomat dhe ku duhet...

“Sëmundja ka prekur shumë persona” Mjeku Kalo tregon simptomat dhe ku duhet bërë kujdes

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka deklaruar se prej disa javësh në Shqipëri po qarkullon sëmundja “Duar- Këmbë- Gojë (SDKG/HFMD)”.

Ajo ka prekur shumë individë në mbarë vendin, kryesisht fëmijë por edhe të rritur.

Sipas Kalos, sëmundja përhapet mes njerëzve dhe më së shumti tre ditët e para të shfaqjes së saj.

“Personat e infektuar janë përhapës të tij në tre ditët e para të sëmundjes, POR edhe gjatë tërë javës së parë të shfaqjes së saj….Transmetohet vetëm midis njerëzve….PAS kalimit të sëmundjes virusi mundet të jetë i pranishëm në rrugët e sipërme të frymëmarjes edhe për tre javë, si edhe në tubin tretës për dy deri në tetë javë….”.

Sipas mjekut sëmundja jep shënja të përgjithshme si për çdo infeksion dhe nuk ka një mjekim specifik për të.

“Temperaturë (37.5-39 gradë celcius), ulje të oreksit dhe këputshmëri, të cilat 2-3 ditë më pas vijohen nga shënjat karakteristike të sëmundjes, rashin (njollat e kuqe) 2-3-5 mm, që më pas evoluojnë shpesh në fshikëza të vogla në duar, këmbë dhe gojë.

Fshikëzat e gojës shoqërohen shpesh me dhimbje fyti e vështirësi në gëlltitje, çka i rrezikojnë sidomos fëmijët nga dehidrimi….”

TE TJERA

spot_img