Historia e vajzës që i mbeti granata në kokë, e ëma bën rrëfimin tronditës: Çfarë më tha mjeku serb

Edisona Deliu është një ndër të rinjtë që ka përjetuar pasojat e luftës së fundit në Kosovë.

Edisona, asokohe vetëm 14 muajshe, u godit nga një granatë e forcave serbe, duke e lënë të paralizuar. Gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit në ABC, Edisona bashkë me të ëmën Feriden rrëfyen historinë e dhimbshme. Ndërsa kanë kaluar shumë vite, një copë e granatës ndodhet në kokën e saj.

“Granata që kam ende në sipërfaqen pas veshit më ka dëmtuar nervin e dorës dhe të këmbës, por fatmirësisht duke bërë vazhdimisht jam përmirësuar dhe pse nuk mundem të mbaj peshë të madhe në dorën e majtë.”

Përveç sfidave shëndetësore dhe traumës që ka përjetuar, Edisona tregoi se është përballur me diskriminim dhe në shkollë.

“Ka qenë e vështirë sepse kanë dashur të më dërgojnë në klasë me nevoja të veçanta. Por një komision më vlerësoi për të shkuar në shkollë të rregullt. Ka pasur shumë keqkuptime, nuk kam përfshirë krejt stafin, është përfshirë vetëm një arsimtar.

Pasi u vendosa në shkollën e rregullt deri në të pestën ishte gjithçka në rregull. Nga klasa e gjashtë deri në të nëntën kanë filluar diskriminimet.“, tregoi ajo.

Më tej, nëna e saj tregoi se një mjek serb i kishte thënë që t’ja varroste të bijën në Serbi. “Vajza ka pasur operacionin e rëndë dhe duhej të rrinte dy muaj. Atë ditë kam ndenjur në dhomë dhe prej hyrjes në mëngjes, nuk më kanë lënë të shkoj as në tualet.

U afrua një polic serb, kur ka qenë në operim flokët iu hoqën dhe ka menduar se ishte djalë, më tha: ky është terroristi yt.”, tregoi ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...