Në një lidhje jashtë programit? Konkurrentja e “Për’puthen” konfirmon…

Antonia Gjoka iu bashkua para pak kohësh, panelit të vajzave në “Për’puthen”. Mirëpo, duket se nuk ka zgjatur shumë qëndrimi i saj në program.

Ditën e sotme ajo ka lajmëruar largimin e saj përmes një statusi në rrjete sociale, duke dhënë dy arsye të ndryshme.

Edhe pse shkruan se po largohet për arsye shëndetësore, po në të njëjtin postim zbulon se produksioni ka dyshime për të.

“Përshëndetje miq. Për disa kohë nuk do të jem në program, arsyet nga ana ime janë shëndetësore,

por nga ana e produksionit janë papërgjegjshmëria dhe dyshimet e tyre që kanë lidhje me mua si konkurrente. Nëse do të ketë një rikthim do t’ju njoftoj sërish. Jeni më të mirët”, shkruan Antonia.

Para pak ditësh, një video ekskluzive, ku Antonia ndodhej me një djalë në një dyqan rrobash, bëri që të dyshohej se ajo kishte një lidhje jashtë “Për’puthen”.

Kujtojmë se për të ka patur akuza të forta edhe nga Meliku, i cili tregoi biseda kërcënuese që ia kishte dërguar dikush në lidhje me Antonian.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...