“Na i ka bërë magji fëmijëve”/ Gratë zihen për pulat, burrat ruajnë…

Përfundimisht sherri i grave është i hidhur edhe kur nuk ka shkak. Gratë e një pallati kanë përfunduar në sherr masiv thanë burime policore, duke treguar se si mëria e dy prej tyre futi në garë për të rra’hur edhe të tjerat, si kushërira, halla e mbesa.

Kallzimi u mbajt pranë policisë së Farkës dhe denoncuesja e parë ka inicialet F.C. Ajo ka marrë në telefon policinë kur gjendja ka dalë nga kontrolli dhe kur aty janë mbledhur të gjitha mbështetëset e secilës palë që kanë hunj e gurë.

Kur aty mbërritën dhe meshkujt, konf’likti fizik kishte përfunduar ndaj ata i qëndruan larg përplasjes me njëri tjetrin, megjithëse rezulton se vetëm më i vogli, që është djali i njërës nga protagonistet në një moment e ka humbur qetësinë dhe ka ofenduar.

Të gjitha këto u mbajtën shënim nga posta e Farkës nën varësi të komisariatit policer numër 1 në Tiranë. “Po zihem me fqinjën, dhe po përle’shemi të gjitha”, tha gruaja në numrin pa pagesë të sallës operative.

Në fakt ajo e njoftoi policinë mbasi burrat që kishin njoftuar të dyja palët lidhën duart dhe nuk u rra hën si ato. Fqinja sipas veprimeve të policisë ka inicialet T. D.

Ajo nga ana e saj tha “kam pula, i mbaj jashtë pallatit dhe po shkoja t’i shikoja. Komshia tha në rast se e ke marrë plakën ta mbash në shtëpi, fute brenda dhe mos na i le nëpër shkallë”.

Paditësja këmbëngul se mbasi i kërkoi këtë gjë befas fqinja u drejtua për nga ajo dhe i zgjati duart duke e kapur në fyt. Ajo pretendon se ka dhimbje në kokë nga tërheqja e flokëve që secila i bëri tjetrës si dhe të gërvishura në fytyrë.

“Po është e vërtetë, po ngjisja shkallët – argumentoi gruaja tjetër dhe fqinja më tha: ti ke sjellë një plakë nga fshati dhe ajo na ka bërë magji fëmijëve.

Më pas ajo pretendoi se i kam bërë rrobat me baltë, ndaj shkova dhe i futa duart në fyt dhe aty erdhën fëmijët e vëllezërve dhe të motrave për t’na ndarë”

Kur njëra nga gratë ka marrë një shkop që e goditura e përshkruan si “hu” , palët mbështetëse nuk kanë hezituar por janë përle shur. Derisa aty janë përfshirë edhe gratë e tjera që janë shtyrë derisa njërën prej tyre e kanë futur brenda në shtëpi.

Policia detajon se mbasi u rra hën gratë morën në telefon burrat dhe fëmijët duke deklaruar: “hajdeni se jemi zënë”. Më pas konf’likti u raportua në polici.

Kur në sherr janë përfshirë edhe burrat, njëri ndër ta që është djali i gruas së sulm uar, ka ofenduar fqinjën që pretendonte se po shkonte tek pulat: “se ti je e sëmurë mendore”. Policia mbërriti dhe shoqëroi dy gratë duke udhëruar ekspertizën.

Njëra me inicialet F.C ka dëmtime në hundë dhe thotë se ka dëmtime në qafë. Tjetra thotë se ka dhimbje koke dhe kishte patur gja’krrjedhje nga hundët, por ja kishte fshirë mbesa.

Policia tha se mbasi i ka qetësuar, agjentët janë rikthyer për t’i marrë në pyetje. Ajo që pranoi se i kishte futur duart në fyt kësaj radhe e ka mohuar por veçse është justifikuar “e shtyva”, ndërsa tjetra që gjeti një shkop e përshkroi “ishte i kalbur dhe u thye’

Në këtë pikë ato kanë qenë njëkohësisht të sinqerta. “Nuk është rasti i parë që zihemi”, tha T. D, mbasi në verë u zumë për shapkat në apartament. Ajo thoshte që ja kisha marrë unë, ndërkohë që i kishte veshur. /SI

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...