HYRJELAJMESHOWBIZE ka harruar fare Ledjanën, Mevlani: Jam gati të shkoj në ‘Big...

E ka harruar fare Ledjanën, Mevlani: Jam gati të shkoj në ‘Big Brother’ për Ledjanën

Mevlan Shaba ka qenë ditën e sotme i ftuar në Big Brother Vip Fan Club, ku ka komentuar edhe hyrjen e Antonelës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ai ka thënë se është i gatshëm t’i bëjë një surprizë konkurrentes, por nuk është i sigurt si do e presë ajo, pasi të dy nuk flasin prej disa kohësh. Mevlani ka treguar se arsyeja përse ata nuk flasin është bërë xhelozia nga ana e Antonelës.

Pjesë nga biseda: Mevlani: Kur po e shikoja pak Big Brother mbrëmë, po mendoja t’i shkoja si surprizë Antonelës. Do doja veç reagimin e saj të shikoja dhe asgjë tjetër.

Dojna: Si mendon se do të reagonte po të të shihte ty?

Mevlani: Një përqafim s’besoj se do të ishte, por… sepse ne kemi dhe një kohë, një periudhë që nuk flasim me njëri-tjetrin, kështu që nuk e di si do ishte reagimi i saj gjithsesi.

Dojna: Po për çfarë jeni zënë?

Mevlani: Ka qenë një xhelozi e vogël e Antonelës mbas një postimi tim, që e kam bërë unë kohët e fundit në një lokal ku unë kam bërë një takim me Ledjanën dhe në atë vend jam ulur prapë mbas dy-tre muajve dhe kam bërë një story ku kam shkruajtur: shumë kujtime të bukura te ky vendi. Antonela nuk e priti mirë këtë gjë, edhe më telefonoi…

Dojna: Pra ti mendon se Antonela ka ende ndjesi ndaj teje nëse bëhet xheloze?

Mevlani: Atë s’e di unë, duhet pyetur Antonela.

Më tej, të pranishmit në studio e kanë ngacmuar Mevlanin nëse do të lidhej me Antonelën apo me ndonjë vajzë tjetër nëse do të hynte në Big Brother dhe ai madje ka pranuar se ka disa vajza në shtëpi për të cilat ka pëlqim. Në fund ai tha dhe emrin dhe bëri të ditur se është Sarah vajza për të cilën ka pëlqim dhe veç asaj është edhe Beniada.

TE TJERA

spot_img