Kjo procedurë ka nisur nga sot dhe 20 punonjësit e parë të policisë janë dërguar pranë Instituti të Mjekësisë Ligjore, reparti i toksikologjisë, për të kuptuar nëse janë përdorues të lëndëve natkotike apo jo.
Gjithashtu bëhet e ditur se testi nuk do të bëhet për të gjithë punonjësit e policisë por në mënyrë të rastësishme dhe për ata që do të ketë dyshime se mund të jenë përdorues.
Ky test për punonjësit e policisë është kërkuar vazhdimisht pas ngjarjeve të ndryshme në vend, ku edhe është kontestuar roli i efektivëve.