HYRJELAJMEAKTUALITETCovid-19 bën ‘kërdinë’ në Shqipëri, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e...

Covid-19 bën ‘kërdinë’ në Shqipëri, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 2008 testime, ku kanë rezultuar pozitiv me Covid-19,

218 qytetarë dhe janë shënuar 9 humbje jete. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 252 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,569 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2008 testime, 218 qytetarë të infektuar, 9 humbje jete dhe 252 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

TE TJERA

spot_img