Burrat po zgjedhin të bëjnë botoks

Disa plaken, ndërsa të tjerë përdorin botoks sepse pse jo.

Nëse më përpara toksina botulinike e tipit A – e njohur gjerësisht si botoks – ishte diçka që lidhej zakonisht me gratë dhe dëshirën e tyre për të ndryshuar disi pamjen e fytyrës, në ditët e sotme burrat nuk përbëjnë përjashtim.

Vetëm pak ditë më parë, në një intervistë për Tiranapost.al, Erion Braçe u shpreh se “nuk merret me burra që bëjnë botoks” (duke iu referuar Ervin Salianjit) a thua se botoksi është diçka e keqe. Sidoqoftë, e vërtetë ose jo, Salianji nuk do të ishte i pari për të cilin përflitet se ka bërë botoks.

Kryeministri Rama është përfolur më parë se mund të ketë bërë botoks, pretendime të cilat Rama i mohoi duke thënë se duket “papritur i qeshur dhe lëkura ime papritur është dukur si lëkura e Fevziut” sepse ka më “pak lodhje dhe stres” dhe “dielli ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipërinë”. Një ekspert i fushës tregoi në anonimitet për Lapsi.al se “përveç botoksit të injektuar në pjesën e sipërme të ballit, doza jo të vogla materialit filler janë përdorur në pjesën poshtë syve si dhe në atë që ndan sytë me veshët”.

Në një intervistë për “Ftesë në pesë” në Top Channel, kirurgu plastik Panajot Papa tha se “politikanë të njohur kanë kryer botoks tek ai” dhe kanë kërkuar – me të drejtën e pacientit për ruajtje të privatësisë – që të mos u dalë emri. Por nëse politikanët e kanë kaq problem të pranojnë ndërhyrjet, për të tjerët është me e lehtë.

Në vitin 2017, Agron Llakaj provoi trendin e famshëm të botoksit, por vetëm për të mos e bërë kurrë më. I ftuar në “Xing me Ermalin”, Llakaj tregoi se pasi bëri botoks në fytyrë, nuk e njihte veten. Fytyra i kishte ngrirë, vetullat i qëndronin lart dhe shkurt dhe kuptoi që kjo punë s’bënte për të. Humoristi e konsideroi botoksin ide jo të mirë sepse rolet e tij kanë shumë të rëndësishme mimikën dhe ai nuk e kontrollonte dot aq mirë fytyrën.

Pak kohë më parë, gazetari Bledi Strakosha pranoi te “Rudina” se ka bërë botoks dhe nuk ka turp ta tregojë. “Kam bërë dy herë botoks dhe nuk kam turp ta them. E kam bërë për të ndërhyrë pak në rrudhat e shprehisë në ballë dhe te sytë. Unë kam edhe një problem, qeset poshtë syve. Më sugjeruan që t’i hiqja dhe ato, por nuk pranova, sepse doja ta njihja veten kur të dilja para pasqyrës,” tha ai.

Shumë personazhe të huaj, nga emra të artit si Zac Efron, figura të televizionit si Simon Cowell e deri te emra të fuqishëm të biznesit, si Jeff Bezos, janë komentuar për botoksin.

“Burrat kanë qenë gjithmonë të lidhur me shëndetin dhe mirëqenien në lidhje me atletikën, stërvitjen e forcës dhe ndërtimin e trupit. Këto aktivitete jo vetëm që shfaqin aftësi, por gjithashtu përqendrohen te imazhi i trupit në një farë mase,” shpjegon kirurgu Jaclyn Tomsic për Fortune.

“Botoksi dhe procedurat e tjera kozmetike ofrojnë një rrugë tjetër për t’u ndjerë më mirë. Gjithnjë e më shumë burra që jo vetëm që marrin trajtim me botoks, por duke qenë më të hapur për të, tendenca do të vazhdojë të rritet dhe mendoj se kjo është një gjë e shkëlqyer.”

Disa faktorë që mund të kontribuojnë në rritjen e popullaritetit e botoksit te burrat përfshijnë:

Konkurrenca në vendin e punës: Shumë burra raportojnë se janë të motivuar për të bërë botoks për të ruajtur konkurrencën ndaj kolegëve më të rinj. Shumë njerëz mendojnë se mbajtja e një pamjeje rinore i ndihmon ata të luftojnë kundër moshës në vendin e punës.

Postimet në rrjete sociale: Postimet në Facebook, Instagram, LinkedIn dhe aplikacionet e takimeve, i bën burrat që duan të tregojnë fytyrën e tyre më mirë.

Inkurajimi nga të tjerët: Disa burra mund të jenë të motivuar për të bërë procedura kozmetike nga partneret/ët.

Ciladoqoftë arsyeja, botoksi nuk është më një “punë grash”./anabel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...