HYRJELAJMESHOWBIZBora Zemani e nisi ndryshe sot “Për’puthen”, me një urim shumë të...

Bora Zemani e nisi ndryshe sot “Për’puthen”, me një urim shumë të bukur dhe të ndjerë që mori duartrokitjet e gjithë konkurrentëve

Si asnjëherë më parë, “Për’puthen” nisi ndryshe sot.

Moderatorja Bora Zemani kërkoi disa sekonda për vete, për të uruar një nga njerëzit më të rëndësishëm siç e quajti ajo. Nëna e saj feston ditëlindjen, dhe Bora zgjodhi ta uronte edhe publikisht.

“Asaj i dedikoj gjithçka. Ma edhe 100 vjeç! Të dua shumë”, tha ajo. Më pas edhe konkurrentët e shoqëruan urimin e saj me duartrokitje dhe po ashtu urime për të ëmën e moderatores.

Kujtojmë që Bora e ka prezantuar edhe më parë të ëmën në rrjetet sociale, me të cilën ka ngjashmëri të madhe fizike.

Moderatorja ka treguar gjithmonë se ka një lidhje shumë të ngushtë me të, madje një pjesë shumë të rëndësishme nga nëna e saj e ka të gdhendur në trup. Moderatorja ka tatuazh puthjen e të ëmës për ta mbajtur gjithmonë në trup si kujtimin më të bukur prej saj.

TE TJERA

spot_img