HYRJELAJMESHOWBIZ“Big Brother VIP” i bëri gjëmën “Portokallisë”? Fjoralba Ponari bën reagimin e...

“Big Brother VIP” i bëri gjëmën “Portokallisë”? Fjoralba Ponari bën reagimin e papritur

Prej shumë vitesh, është ‘traditë’ në “Top Channel”, që natën e ndërrimit të viteve, me një programacion të veçantë, shikuesit e kalojnë në shoqërinë e spektalit të humorit “Portokalli”.

Mirëpo para pak kohësh, një postim i Arbana Osmanit në Instagram, ngriti dyshime se për herë të parë 31 dhjetori nuk do të jetë i “Portokalli”, por i “Big Brother VIP”.

Por si qëndron e vërteta? Lidhur me këtë situatë, që ka kuriozuar ndjekësit, ka folur Fjoralba Ponari, moderatorja e “Portokalli”. E pyetur në një “mini-intervistë” virtuale në Instagram, Fjoralba shkroi:

“Me ç’na është komunikuar deri më tani… tradita do të vazhdojë!”

Megjithatë, është ende herët, dhe ende nuk ka një konfirmim se cilit prej spektakleve do t’i rezervohet nata, por sido që të jetë duhet thënë se janë të dy formate shumë të dashura për të gjithë ne./News31

TE TJERA

spot_img