HYRJELAJMEAKTUALITET“BESNIK I PATREMBUR I KRISHTIT”, PAPA URON KARDINALIN ERNEST TROSHANI, PËR 5-VJETORIN...

“BESNIK I PATREMBUR I KRISHTIT”, PAPA URON KARDINALIN ERNEST TROSHANI, PËR 5-VJETORIN E KARDINALATIT

“Me dashuri të madhe Ju shpreh përgëzimet e mia dhe e falënderoj Zotin, që dhuron çdo të mirë,

për dhuratat që Ju ka dhënë në vitet e gjata të shërbimit tuaj, bërë edhe më i frytshëm nga vuajtja e pësuar gjatë burgimit, për shkak të besnikërisë suaj të patrembur ndaj Krishtit”.

Kështu i shkruan Papa Françesku kardinalit shqiptar, 93 vjeçarit Ernest Simoni Troshani, i cili të shtunën e kaluar kremtoi 5-vjetorin e krijimit kardinal, në kishën titullare të tij në Romë, kushtuar Shën Marisë së Shkallës.

Vetë Ati i Shenjtë pati kremtuar meshën për krijimin e kardinalit Ernest Simoni, bashkë me kardinaj të tjerë, më 19 nëntor 2016, vetëm dy vite pas vizitës së tij në Shqipëri.

TE TJERA

spot_img