U puthën në mes të studios, Sadetja: Mos shikoni makinat luksoze se…

Sadetja e ka pranuar ftesën e Sabriut në “Ka Një Mesazh Për Ty” dhe është bërë pjesë e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Tejet e lumtur, ajo është shprehur se ka pasur një jetë mjaft të bukur pasi në rrugëtimin e saj ka pasur dhe ka përkrah një burrë të mrekullueshëm.

E pyetur se kur ja kanë sjellë mesazhin, Sadetja ka treguar se ftesën e ka marrë të martën dhe gjatë këtyre ditëve ka menduar shumë se kush mund të fshihet pas kësaj surprize.

Ardit Gjebrea: Kush ju ka ardhur në mendje?

Sadetja: Fillimisht në mendje më ka ardhur bashkëshorti se atë e kam shumë përzemër sepse më ka mbajtur shumë mirë.

Ardit Gjebrea: Fëmijët ku i ke?

Sadetja: Fëmijët i kam në Greqi, dy i kam këtu në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Thua të kenë ardhur nga Greqia?

Sadetja: Jo, nuk e di.

Ardit Gjebrea: Jo, nuk janë fëmijët, të garantoj.

Sadetja: Epo, nëse nuk janë fëmijët do të jetë bashkëshorti ose vëllai. Bashkëshortin e kam fiksim sepse më ka shpëtuar jetën sepse pas 24-25 vjetësh më filloi kolla. Nuk ka lënë vend pa më çuar këtu në Shqipëri, pastaj u hapën vizat e vajtëm në Greqi që të më vizitojë. Ai nuk ka lënë vend pa më vizituar. Në Greqi u shërova, shpëtova.

Ardit Gjebrea: Tani ta shohim së bashku se kush të ka ftuar…

Sadetja: Është bashkëshorti im.

Ardit Gjebrea: Po ku e shikon, ti vetëm një unazë shikon?

Sadetja: Unazën vetëm bashkëshorti ta sjell.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin?

Sadetja: Sabri

Sabriu: Flori do të të them sepse të kam thënë gjithmonë.

Sadetja: Edhe unë ashtu të kam ty.

Sabriu: Të kam sjellë këtu që të jap një mesazh publik për arsye se kemi kaluar një jetë të tërë bashkë, prej 50 vjetësh dhe kam një brengë të madhe sepse e nise shkollën dhe nuk e bitise.

Sadetja: Atë mos e përmend sepse shkollën dhe unë përderisa m’u sëmur vjehrra dhe iku nuk ju lija dot ju dhe të shkoja në shkollë, jam mëse e lumtur.

Sabriu: Por unë e kam thikë në zemër sepse kam qenë mësues vetë dhe ty zëre se të kam pasur nxënëse, por edhe në jetë e shkëlqyer ke qenë. Të kam zemër dhe të kërkkoj falje botërore.

Sadetja: Të kam falur me mijëra herë sepse kam kaluar një jetë të lumtur dhe shkollën ta kisha filluar s’do isha qenë kaq e lumtur sa jam tani.

Sabriu: Kemi kaluar një jetë, siç thotë ai filmi turk, kudo bashkë, gjithmonë bashkë. Për këtë mendova një unazë për 50-vjetorin, edhe 50 të tjera.

Sadetja: Faleminderit, të dy bashkë. U bëj thirrje të gjithë gocave dhe djemve të mos shikojnë makinat luksoze e pasuri e vilë e pallate, por të gjejnë njeriun e zemrës./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...